A ka qenë i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982? - Planeti X - Kosova Sot
A ka qenë i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982?

A ka qenë i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982?

Pas publikimit të filmit “Poltergeist” në vitin 1982 (bëhet fjalë për filmin origjinal, në të cilin është bazuar versioni i sivjetmë), ishin përhapur thashethemet që një mallkim kishte rënë mbi stafin realizues të filmit.

Me regji të Tobe Hooper filmi i producentit Stephen Spielberg rrëfente tregimin tragjik të një familjeje, që kishte rënë pre e një mallkimi të rëndë, i cili më së shumti e kishte prekur të bijën e vogël të familjes, e cila më pas ishte tërhequr nga një forcë e pashpjegueshme, duke dalë në “anën tjetër”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, pas shfaqjes së këtij filmi, tregime nga më të ndryshmet kishin filluar të publikoheshin nëpër medie, në mesin e të cilave edhe fakti që stafi realizues i këtij filmi është mallkuar nga dikush ose nga diçka. Teoricienët e kësaj teorie i bazojnë pretendimet e tyre në faktin që pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në film ose janë sëmurë rëndë ose janë zhdukur përjetësisht, pak kohë pas shfaqjes së filmit. 

(Kosova Sot)

11 minuta më parë
10/12/18