Zbulohet dinosauri që kishte lënë gjurmët më të thella fosile(Foto)

  • 14 November 2017 - 20:19
Zbulohet dinosauri që kishte lënë gjurmët më të thella fosile(Foto)

Dinosauri i cili kishte lënë gjurmët nëpër shtegun më të gjatë fosil të gjetur ndonjëherë është identifikuar më në fund nga shkencëtarët, transmeton Kosova Sot Online.

Në vitin 2009, shkencëtarët gjetën disa gjurmë të vendosura në vijë, në një fshat të vogël  të Plagne-s, afër qytetit të Lionit.

Shtegu prej 110 kratereve të vogla të shtrira në një distancë prej qindra metrave në një llum të bardhë dhe daton prej Epokës së hershme titoniane të kohës së dinosaurëve, afër 150 milionë vite më parë, kur zona ishte e mbuluar me një det të cekët dhe të ngrohtë.

Brontopodus plagenensis

Me studimin e thellë të këtyre gjurmëve, duke studiuar thellësinëe gjatësine e këtyre gjurmëve, hulumtuesit nga Laboratori Gjeologjik i Lionit kanë konkluduar që ato janë bërë nga një dinosaur që ka peshuar 35 tonë dhe i cili ishte së paku 35 metra i gjatë.

Ky dinosaur është emëruar Brontopodus plagenensis, i cili në përkthim i bie “ Thundra nga Plagne” .

Dinosauri ka lënë gjurmë të këmbëve të gjera 1 metër dhe me 5 gishtërinjë.  Ka ecur 27 metra me një shpejtësi prej 4 kilometra në orë.

Në këtë zonë janë zbuluar edhe shumë të tjera gjurmë nga koha e dinosaurëve duke i shtyrë shkencëtarët të nxjerrin përfundime të rëndësishme për zhvillimin e këtij rajoni, siç është fakti që prezenca e këtyre gjurmëve tregon për prenzencë të madhe të vegjetacionit në kohën e dinosaurëve.

(Kosova Sot)