Sekreti i tretë i Fatimas

  • 09 February 2018 - 10:04
Sekreti i tretë i Fatimas

Prifti Malachi thoshte se e dinte sekretin e tretë të Fatimas dhe planetit, i cili mund të shkaktojë shfarosjen e miliona njerëzve, i cili në qiell do të dukej si një kryq i kuq, kur të bëhet i dukshëm për syrin "e lirë". Afati kohor për një ngjarje të tillë, sipas at Malachias, është midis viteve 2013 dhe 2025. Sekretet e tilla thuhet të mbahen në arkivat sekrete të Vatikanit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Derisa shumë njerëz besojnë se këto pohime janë vetëm mite, shumë burime bëjnë me dije se teleskopi i observatorit të Vatikanit, që mban emrin, paramendoni, Lucifer, është vendosur apostafat për përcjelljen e këtij planeti X, apo Nibiru. NASA tash vonë ka konfirmuar zyrtarisht zbulimin e një "Planeti misterioz X", i cili, sipas saj, është parë nga një teleskop orbital dhe kishte shkaktuar probleme në orbitat e Neptunit dhe Plutonit. 

(Kosova Sot)