Zbulimet që na e ndryshuan jetën - Planeti X - Kosova Sot
Zbulimet që na e ndryshuan jetën

Zbulimet që na e ndryshuan jetën

Mundohuni të imagjinoni jetën pa antibiotikë. Nuk do të mund të jetonim kaq gjatë sa jetojmë tani, po të mos i kishim. Ja disa zbulime që e kanë ndryshuar botën. Është e pamundur t’i radhisim në bazë të rëndësisë, kështu që i kemi listuar në bazë të kohës kur janë zbuluar, transmeton Kosova Sot Online.

Elektriciteti

 Nëse elektriciteti e bën jetën më të lehtë për ne ju duhet ta falënderoni Michael Faraday-in për këtë. Ai bëri dy zbulime të mëdha që ndryshuan jetën tonë. Më 1821, ai e zbuloi që kur një tel i cili ka rrymë elektrike në të vendoset në afërsi të njërit pol magnetik, teli do të rrotullohet. Kjo ndikoi në krijimin e motorit elektrik. Dhjetë vite më vonë ai u bë personi i parë që krijoi rrymë elektrike duke e lëvizur një tel nëpër një fushë magnetike. Faraday e krijoi me këtë eksperiment gjeneratorin e parë, paraardhësin e gjeneratorëve të mëdhenj që krijojnë elektricitetin tonë.

Penicilina

Antibiotikët janë ilaçe të forta që vrasin bakteret e trupit tonë që na bëjnë të sëmurë. Më 1928 Alexander Fleming e zbuloi antibiotikun e parë, penicilinën, të cilin ai e rriti në laboratorin e tij duke përdorur mykun dhe kërpudhat. Pa antibiotik, infektimet si infektimi i fytit do të ishin vdekjeprurëse.

Tabela periodike

Tabela Periodike është e bazuar në Ligjin Periodik të vitit 1869 të propozuar nga kimisti rus Dmitry Mendeleev. Ai e vërejti që kur radhiten në bazë të masës atomike, elementet radhiten duke krijuar grupe me veçori të ngjashme. Ai ishte në gjendje ta përdorte këtë për të parashikuar ekzistencën e elementeve të pazbuluara dhe të vërente gabime në masa atomike. Më 1913, Henry Moseley nga Anglia e konfirmoi që tabela mund të bëhej më e saktë duke i radhitur elementet në bazë të numrit atomik, që është numri i protoneve në atomin e elementit.

Rrezet X

Wilhelm Roentgen, një fizicient gjerman, i zbuloi rrezet X më 1895. Rrezet X kalojnë nëpërmjet disa substancave si trupi i njeriut dhe druri por ato nuk depërtojnë në eshtra apo plumb. Kjo i lejon ata që të përdoren për të parë eshtrat e thyera ose eksplozivet brenda valixheve, gjë që i bën të dobishme për doktorët si dhe oficerët e sigurisë. Për këtë zbulim Roentgen-i e mori çmimin e parë ‘Nobel’ në Fizikë më 1901. (Kosova Sot)

 

5 orë e 44 minuta më parë
10/12/18