Takimet e hershme me UFO-t, të cilat duket të kenë qenë të vërteta

  • 11 July 2018 - 08:59
Takimet e hershme me UFO-t, të cilat duket të kenë qenë të vërteta

Kur flasim për UFO-t dhe alienët, mund të mendojmë se kjo ka të bëjë me kohët e fundit. Por, takime me UFO-t dhe alienët ka pasur edhe në të kaluarën, raporton gazeta Kosova Sot 

Viti 1271 Gjatë një ekzekutimi të caktuar në Tasunokuçi, Kamakura, Japoni, u paraqit një UFO, e cila i frikësoi të pranishmit. Sipas njoftimeve, "Në qiell u paraqit një objekt sikur hëna e plotë, shndritëse". Viktimës, që duhej të ekzekutohej, një prift i mirënjohur me emrin Nichiren, iu fal jeta.

Viti 1290 William nga "Chronicle in Yorkshire", Angli, përmban këtë përshkrim: "Abati dhe murgjit ishin duke ngrënë, kur në qiell u paraqit një objekt i rrumbullakët, i rrafshët, shkëlqyes, duke shkaktuar tmerr të madh". Viti 1431 E tërë popullsia e fshatit Angkor Wat u zhduk në mënyrë të mistershme. Në zonë u panë anije të mëdha kozmike.

Viti 1453 Drita të çuditshme ishin parë mbi qiellin e Stambollit një natë para se ai të pushtohej nga turqit. Disa nga dritat kishin shpejtësi të madhe dhe më pas ndaheshin në drita më të vogla.

17 mars, 1458 Pesë "yje" ishin paraqitur mbi Japoni. Ata u sollën rreth Hënës, ndryshuan ngjyrat tri herë, e më pas u zhdukën. Banorët e Kjotos, Japoni, ishin aq të shqetësuar nga kjo ngjarje, saqë ata vrapuan dhe u fshehën, në pritje të ngjarjeve të tmerrshme.

1 nëntor, 1461 Duka francez i Bourgognes shkruan në memoriet e veta se "një objekt u paraqit në qiellin e Francës më 1 nëntor të vitit 1461. Ai ishte i gjatë dhe i gjerë sa gjysma e Hënës. Pas rreth një çereku të orës, ai u zhduk duke u ngritur më lart në qiell".

Viti 1468 Një objekt i madh që bënte zhurmë si rrotë, ishte parë mbi malin Kasuga. Askush nuk kishte parë gjë të tillë më parë. Viti 1479 Është raportuar se, mbi Arabi, ka fluturuar një "kometë" e madhe, për të cilën thuhej se kishte shumë dritare. 15 shtator, e shtunë, 1492 Nga ditari personal i Christopher Columbus, gjatë udhëtimit të tij të famshëm, mund të lexohet: "Sonte, në fillim të natës, ata panë duke rënë nga qielli një degë e zjarrtë në det, në distancë të vogël nga ta".

7 gusht, 1566 Në Bazel të Zvicrës, një numër i madh i sferave të zeza ishin duke fluturuar në qiell. Ato dukej sikur luftonin njëra me tjetrën. Kjo betejë e tyre ishte parë nga qindra, ndoshta edhe mijëra dëshmitarë. Në një artikull gazete, Samuel Coccius shkruante: "Shumë prej tyre u bënë të kuqe, duke u zhdukur më pas".

24 tetor, 1593 Në Manila të Filipineve një ushtar u zhduk papritmas. Të nesërmen ai u pa në Meksiko Siti. Asokohe nuk kishte as avionë, radio, e as TV. Gushti i vitit 1666 Një top i zjarrtë ishte parë nga banorët e qytetit Robozero, Rusi, në një ditë të kthjelltë. Topi i zjarrtë ishte më i ndritshëm sesa Dielli.

9 korrik, 1686 Një top i madh ishte parë duke fluturuar mbi qiellin e Leipzigut në Gjermani dhe, dy më të vegjël që dolën nga topi më i madh.

9 dhjetor, 1731 Në Shefild të Anglisë, Thomas Short, e përshkruan këtë ngjarje: "U paraqit një re e errët, e kuqe, nën të cilën gjendej një trup shkëlqyes që emitonte dritë intensive. Papritmas u bë aq nxehtë, saqë mund të zhvishesha edhe pse gjendesha jashtë". Kjo ngjarje ndodhi në mes të dhjetorit. 

(Kosova Sot)