Shkencëtarët: dielli do të 'bjerë në gjumë' në vitin 2030

  • 10 August 2018 - 15:14
Shkencëtarët: dielli do të 'bjerë në gjumë' në vitin 2030

Hulumtuesit kanë paralajmëruar që Toka mund ta përjetojë një mini-Epokë të Akullt. Një studim i bërë së fundmi pretendon që i ka parashikuar ciklet diellore duke shtuar që në periudhën në mes të vitit 2030 dhe 2040, ciklet diellore do ta anulojnë njëri-tjetrin.

Ky fenomen ka ndodhur edhe më herët, kur është cilësuar si një mini-epokë e akullt. Në mes të viteve 1646 dhe 1715, kur një gjë e tillë kishte ndodhur, Lumi Temza në Angli ishte ngrirë. Gjatë kësaj periudhe, dielli 'bie në gjumë', duke mos e ngrohur tokën e as planetët tjerë, që sillen përreth tij, për faktin se në ciklin e njëzetegjashtë, atë që do ndodh në mes të viteve 2030 dhe 2040, dy valët diellore do të jenë shumë larg njëra-tjetrës, duke shkaktuar kështu reduktim të madh të aktivitetit diellor. 

 

(Kosova Sot)