Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të lexuar mendimet

  • 06 December 2018 - 13:36
Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të lexuar mendimet

Studiuesit kanë zbuluar se ata mund të tregojnë saktësisht se çfarë minjtë janë duke menduar, nëpërmjet vëzhgimit të aktivitetit në trurin e tyre.

Shkencëtarët vëzhguan hipokampusin – zemra e organit – dhe ishin në gjendje të përcaktojnë mendimet dhe veprimet e miut.

Jozsef Csicsvari, bashkëautor i studimit të botuar në revistën Neuron, zbuloi se ata kishin krijuar një “hartë të trurit” për minjtë.

Dhe kjo u lejonte atyre të përthnin aktivitetin nervor me veprimet e miut – dhe, si rrjedhojë, edhe t’i parashikojnë veprimet e brejtësve.

Minjtë u vendosën nëpër një labirint dhe u detyruan që të lëviznin në mënyrë të vazhdushme, gjë që që lejoi shkencëtarët të ndërtonin një pamje të trurit të tyre.

(Kosova Sot)