Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të lexuar mendimet - Planeti X - Kosova Sot
Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të lexuar mendimet

Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të lexuar mendimet

Studiuesit kanë zbuluar se ata mund të tregojnë saktësisht se çfarë minjtë janë duke menduar, nëpërmjet vëzhgimit të aktivitetit në trurin e tyre.

Shkencëtarët vëzhguan hipokampusin – zemra e organit – dhe ishin në gjendje të përcaktojnë mendimet dhe veprimet e miut.

Jozsef Csicsvari, bashkëautor i studimit të botuar në revistën Neuron, zbuloi se ata kishin krijuar një “hartë të trurit” për minjtë.

Dhe kjo u lejonte atyre të përthnin aktivitetin nervor me veprimet e miut – dhe, si rrjedhojë, edhe t’i parashikojnë veprimet e brejtësve.

Minjtë u vendosën nëpër një labirint dhe u detyruan që të lëviznin në mënyrë të vazhdushme, gjë që që lejoi shkencëtarët të ndërtonin një pamje të trurit të tyre.

(Kosova Sot)

10 orë e 28 minuta më parë
16/12/18