Çka është vrima e ftohtë?

  • 18 December 2018 - 09:15
Çka është vrima e ftohtë?

Shkencëtarët janë përpjekur që ta zbulojnë origjinën e objektit më të madh në gjithësi – një vrime tepër të madhe, të ftohtë, e cila mund t’i ndryshojë rrënjësisht bindjet tona rreth kozmosit. Kjo vrimë gjigante ka një diametër prej 1.8 miliardë vitesh të dritës. Ajo është një “vend i ftohtë” në gjithësi, që iu ka shkaktuar shkencëtarëve kokëçarje që nga viti 2004, kur ishte zbuluar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Nëse kjo vrimë gjendet midis nesh dhe rrezatimit të mbetur nga Shpërthimi i madh, atëherë kjo do të mund të ishte shenjë se ekziston një strukturë tepër e rrallë në gjithësi”, thonë shkencëtarët nga Instituti për astronomi në Universitetin në Havaje. Por, kjo vrimë, në fakt, nuk është hapësirë boshe, por pjesë e gjithësisë që përmban më pak materie, krahasuar me pjesët e tjera të gjithësisë.

“Tani na duhet të zbulojmë se si vjen deri te krijimi i një boshllëku të tillë”, thotë dr Roberto Trota, nga Kolegji imperial në Londër. 

(Kosova Sot)