Shenjat, që tregojnë se të vdekurit po komunikojnë me ju

  • 09 January 2019 - 15:17
Shenjat, që tregojnë se të vdekurit po komunikojnë me ju

Ideja që shpirti i një personi mund të jetë përreth, është mjaft e frikshme, mirëpo frika kalon në një nivel krejtësisht tjetër, kur kuptohet që ai shpirt po mundohet të komunikojë

1. Vizitat në ëndrra

Të vdekurit nganjëherë flasin me ne, qartë madje, në ëndrra. Ndonëse është një gjë tejet e frikshme, ëndrrat besohet të jenë mënyrat më të përshtatshme për personat e ndjerë, që të vënë komunikim me më të dashurit e tyre, që vazhdojnë të jetojnë. Në ëndrra të vdekurit zakonisht e shprehin mbështetjen e tyre ose japin këshilla të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Vizionet

A ju ka ndodhur ndonjëherë, që ndonëse jeni krejtësisht zgjuar dhe i këndellur, në dhomën ku jeni duke qëndruar të shfaqet diçka e pazakontë, në formë hije të ndonjë personi tuaj të afërm, që ka ndërruar jetë? Kjo, në fakt, është një tjetër mënyrë që përdoret nga të vdekurit për të komunikuar me më të dashurit e tyre të gjallë. Vizioni mund të vijë edhe nëpërmjet paraqitjes së të vdekurit në pasqyrë.

3. Aromat e çuditshme

Aromat e pashpjegueshme të çfarëdo gjëje që ndërlidhet me personin e vdekur – aroma e lules së tyre të preferuar apo parfumit të tyre më të dashur – janë rruga që të vdekurit e zgjedhin nganjëherë për t’iu treguar më të dashurve të tyre që janë aty.

4. Zërat dhe muzika

Një tjetër shenjë që tregon se një person i vdekur është duke u përpjekur të komunikojë me ju është kur dëgjoni zërin e tij duke ju thirrur, qoftë nga brendësia e kokës suaj apo edhe nga jashtë. Nganjëherë mesazhet e të vdekurve mund të përçohen edhe nëpërmjet muzikës, kur ju, në kohën kur jeni duke menduar për diçka të caktuar, në trurin tuaj dëgjoni një muzikë, që ju këshillon se si duhet vepruar.

5. “Koincidencat”

Thuhet që asgjë në këtë jetë nuk është rastësi, megjithatë njerëzit shpeshherë befasohen nga mënyra se si ndodhin disa gjëra, të cilat duken si koincidencë. E, shpeshherë këto rastësi vijnë si bekim prej Perëndisë, andaj thuhet që janë të vdekurit ata që nëpërmjet ‘koincidencave’ mundohen të komunikojnë me të gjallët.

6. Energjia që ndihet përreth

Nëse ndjeni një energji të fuqishme në dhomën ku jeni duke qëndruar, ka shumë mundësi që kjo energji të krijohet si rrjedhojë e pranisë së shpirtit të një të vdekuri, i cili mundohet të vërë komunikim me ju. Disa njerëz ndiejnë energji paqeje, e disa të tjerë zgjohen të tmerruar nga gjumi në momentin e njëjtë që një i dashur i tyre ndërron jetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Numrat

Një tjetër formë e komunikimit të të vdekurve, që përmendet shpesh nga ndjekësit e dukurive paranormale, është komunikimi nëpërmjet numrave. Tabelat e regjistrimit të veturave, faturat që ju jepen pasi që të keni blerë diçka apo numrat e tjerë mund të kenë domethënie të veçantë për ju, duke ngërthyer në vete një mesazh nga bota e përtejme.

8. Takimi i një personi të ngjashëm me të vdekurin

Siç e dimë, njerëzit dallojnë shumë nga njëri-tjetri, megjithatë thuhet që çdokush ka të paktën një person me të cilin ngjan shumë. Megjithatë, mundësia për ta takuar një person të tillë është tejet e vogël. Mirëpo, shpeshherë ndodh që ne të rastisim të njerëz, të cilët përngjajnë shumë me një person të dashur për ne, që ka ndërruar jetë kohë më parë. Kjo gjë besohet të jetë një formë, të cilën të vdekurit e përdorin për të komunikuar me ne.

(Kosova Sot)