A mundet planeti i nëntë që ta shpjegojë misterin e animit të Diellit?

  • 11 January 2019 - 09:01
A mundet planeti i nëntë që ta shpjegojë misterin e animit të Diellit?

Një planet i madh që rropatet në pjesën e jashtme të sistemit tonë diellor mund të jetë përgjegjës për animin e boshtit të Diellit. Askush nuk e di saktësisht se ku gjendet ai, sa i madh është, apo a ekziston me të vërtetë, apo jo, por kërkuesit në Institutin e teknologjisë në Kaliforni zbuluan më herët këtë vit se ekzistimi i një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, është mundësi e madhe. Tani, Mike Brown dhe Konstantin Batygin, shkencëtarët të cilët propozuan ekzistimin e këtij planeti, kanë dalë me dëshmi të reja, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjetjet e tyre të reja janë prezantuar në takimin vjetor të shkencëtarëve planetarë të Shoqatës astronomike amerikane dhe ato dëshmojnë se madhësia e madhe e planetit të nëntë mund të jetë përgjegjës për shtrembërimin e boshtit të Diellit.

(Kosova Sot)