A munden shpirtrat të paraqiten në fotografi?

  • 16 January 2019 - 08:53
A munden shpirtrat të paraqiten në fotografi?

Rasti më i hershëm i paraqitjes së ndonjë shpirti-fantazme në fotografi, është regjistruar në vitin 1861, kur bërësi i stolive nga Bostoni William H. Mumler rastësisht bëri një foto të tillë. Ai bëri një 'selfie' dhe, pasi që e zhvilloi fotografinë, aty papritmas u paraqit pamja e një femre. Sipas Mumlerit, pamja ishte ajo e kushërirës së tij të vdekur 12 vjet më parë. Ai kishte deklaruar më pas se, në kohën e bërjes së fotografisë, kishte qenë vetëm dhe se kishte ndier një të ftohtë dhe i ishte dridhur dora. Meqë asokohe spiritualizmi ishte në modë, Mumler shumë shpejt u bë i njohur dhe u zhvendos në Nju-Jork, ku filloi të kërkonte 150 deri 200 dollarë për çdo fotografi "paranormale" që bënte. Kryesia e qytetit e akuzoi për mashtrim, por në mbrojtje të tij dolën shumë ekspertë dhe ai u lirua. raporton Gazeta Kosova Sot Online  

Sot, fotot e tilla, të bëra në të kaluarën, vlerësohen si mashtrime, por ato megjithatë e kanë një vlerë të veten. Fotot e famshme me shpirtra Rastet e fotove të tilla, më të njohura, përfshijnë atë me emrin "Cottingley Fairies" (e cila e mashtroi bile edhe Sir Arthur Conan Doyle-in), e cila doli të ishte false. Më pas vlejnë të përmenden fotot "The Brown Lady of Raynham Hall" dhe "Queens House Ghosts". Këto janë fotot e tilla më të njohura dhe më të vjetra, por në internet mjafton që të kërkoni me "Spirit Photography" në 'Google' dhe të gjeni shumë foto të tilla. Si mund të falsifikohet një fotografi? Profesionistët e kësaj fushe thonë se ekzistojnë shumë mënyra për ta falsifikuar një fotografi, që të duket sikur në të janë paraqitur fantazmat. Duke filluar nga ani që një person të kalojë dhe të lëvizë shpejt jashtë kuadrit, e deri te falsifikimet moderne, me kompjuter. Në këtë mashtrim kryesojnë ata që e konsiderojnë veten medium. Fotografitë me shpirtra në filma Edhe pse mund të mendoni ndryshe, nuk ka shumë filma me tematikë të tillë. Një film i dalluar në këtë drejtim është ai i vitit 2008, "Shutter", me në rolet kryesore Joshua Jackson dhe Rachael Taylor. Ai flet rreth një çifti të sapomartuar, Ben dhe Jen, të cilët pas një incidenti në rrugë, ata zbuluan pamje të fantazmave në fotografitë e tyre. Një film tjetër, i cili i referohet dukurisë së etoplazmës është "A Haunting in Connecticut". Pasi që një familje detyrohet që të zhvendoset, për shkak të sëmundjes së të birit, ata fillojnë që të përjetojnë shqetësime mbinatyrore. Ky film bazohet në rastin e vërtetë të familjes Snedeker dhe në punën e hetuesve paranormalë, Ed dhe Lorraine Warren. Por, marrë në përgjithësi, ne kurrë nuk do ta dimë nëse fotot e shumta që insistojnë të jenë të vërteta, janë me të vërtetë 100% origjinale. 

(Kosova Sot)