Shkencëtarët: Ngrohja globale ka ndryshuar mënyrën se si Toka lëkundet

  • 18 January 2019 - 09:32
Shkencëtarët: Ngrohja globale ka ndryshuar mënyrën se si Toka lëkundet

Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga NASA, ngrohja globale po e ndryshon mënyrën se si Toka lëkundet në boshtet polare. Shkrirja e shtresave të akullit, veçanërisht në Grenlandë, po e ndryshojnë shpërndarjen e peshës në Tokë. E pikërisht kjo gjë ka bërë që Poli Verior ta ndryshojë kursin e lëkundjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

Shkencëtarët dhe naviguesit kanë vrojtuar lëvizjet në polin e Veriut që prej vitit 1899 dhe përgjatë gjithë shekullit të 20- të, kemi pasur një anim të vogël në drejtim të Kanadasë, mirëpo, qysh prej fillimit të shekullit të ri, lëkundjet polare në Polin e Veriut kanë filluar të anojnë nga Anglia. Megjithatë, shkencëtarët kanë bërë të ditur që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar, pasi që, sipas tyre, ky është vetëm një tjetër efekt interesant i ngrohjes globale. 

(Kosova Sot)