NASA do të krijojë vendin më të ftohtë në univers

  • 19 January 2019 - 14:15
NASA do të krijojë vendin më të ftohtë në univers

Në kutinë e pajisur me një lazer, vakuum, një dhomë të veçantë dhe një "thikë" elektromagnetike e cila anulon ener

Në kutinë e pajisur me një lazer, vakuum, një dhomë të veçantë dhe një "thikë" elektromagnetike e cila anulon energjinë e grimcave të gazit, temperatura do të ulet në një pikë 100 milion herë më të ulët se ato që ekzistojnë në thellësitë e universit.

Kur atomet e gazit të ftohen në këtë kuti, do të hyjnë në gjendjen karakteristike të superfluideve, apo të kondenzimit Bose-Einstein.

Në këtë gjendje, kondenzimet janë "suprfluide" me viskozitet zero. Kjo i lejon atomet që të lëvizin pa fërkime, sikur të gjithë të formojnë një substancë të lidhur. Në rrethana të tilla, mund të shihen më shumë si valë se si grimca.

Megjithatë, temperatura të tilla ende nuk janë arritur, e që do të ndryshojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia Hapësimore kurrë nuk ka krijuar as vrojtuar një gjendje të tillë në univers, ndërsa në Tokë për shkak të gravitetit ishte e dukshme në vetëm një pjesë të sekondës.

Në mikrogravitetin në Stacionin Hapësinor këto atome do të jenë në gjendje që të ruajnë gjendjen superfluide për një kohë të gjatë, e cila do të lejojë shkencëtarët që të vëzhgojnë sjelljen e tyre.

"Nëse ujin e një superfluidi e e rrotulloni në një gotë, ai do të rrotullohej përgjithmonë", thotë Anita Sengupta nga laboratori JPL.

"Nuk ka viskozitet për ta ngadalësuar dhe të shpërndajë energjinë kinetike. Po ta kuptonim më mirë fizikën e superfluideve, ne do të mund të mësonim që t’i përdorim për transferimin më efikas të energjisë".

Pesë ekipe do të kryejnë eksperimente në laboratorë ndërsa të marrin pjesë edhe fituesit e çmimit Nobel për Fizikë në vitin 1995 e të cilët të parët krijuan kondenzantin Bose-Einstein.

(Kosova Sot)