Shkencëtarët e NASA-s habiten nga forma e objektit më të largët që kanë zbuluar ndonjëherë - Planeti X - Kosova Sot
Shkencëtarët e NASA-s habiten nga forma e objektit më të largët që kanë zbuluar ndonjëherë

Shkencëtarët e NASA-s habiten nga forma e objektit më të largët që kanë zbuluar ndonjëherë

Pamjet e reja të objektit më të largët që është zbuluar ndonjëherë i kanë shokuar shkencëtarët e NASA-s. Hulumtuesit thonë se forma e çuditshme e objektit të emërtuar “Ultima Thule” mund ta ndryshojë mënyrën e të kuptuarit për formimin e planeteve.

“Asnjë objekt i ngjashëm me këtë nuk është parë ndonjëherë tjetër. Nuk kemi parë diçka të tillë që bën orbitë rreth Diellit”, thotë Alan Stern, njëri nga hulumtuesit e misionit “Horizontet e reja”, me anë të së cilit u zbulua objekti “Ultima Thule”.

Pamjet e reja ofrojnë një perspektivë tjetër të objektit që “noton” në Rripin e Kuiperit, i cili ndodhet në skajin e sistemit tonë diellor. Në këto pamje dëshmohet se objekti nuk është tërësisht i rrumbullakët sepse kur shikohet nga një kënd tjetër, ai është pothuajse i rrafshët.

Pasi ishin marrë pamjet e para, shkencëtarët e kishin emërtuar objektin “Dordoleci” për shkak se forma e tij ishte e ngjashme me dy sfera të ngjitura me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, më vonë u kuptua se forma e objektit nuk ishte e njëjtë kur shikohet nga kënde të ndryshme, shkruan “Independent”.

 

(Kosova Sot)

11 orë e 43 minuta më parë
22/02/19