Galaktika jonë ka masë sa 700 miliardë diej

  • 12 February 2019 - 08:52
Galaktika jonë ka masë sa 700 miliardë diej

Shkencëtarët ia kanë dalë që ta llogarisin masën e Kashtës së kumtrit, duke përdorë një teknikë të re. Duke caktuar masën e përgjithshme të çdo ylli, planeti, reje të gazit dhe grimce të pluhurit në tërë galaktikën është punë e rëndë, por kur të duhet ta marrësh parasysh edhe materien e zezë, një formë hipotetike dhe misterioze e materies, e cila nuk mund të vështrohet në mënyrë direkte – atëherë llogaritja e masës së Kashtës së kumtrit bëhet edhe më e vështirë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për ta gjetur përgjigjen, kandidatja për PhD Gwendolyn Eadie dhe mentori i saj, Prof. William Harris nga Universiteti “McMaster” kishin vendosur që t’i shikonin lëvizjet dhe pozitën e grupeve të yjeve.

Orbitat e këtyre regjioneve tepër të dendura të yjeve rreth Kashtës së kumtrit, caktohen nga forca gravitacionale e galaktikës, duke përfshirë edhe atë të materies së zezë. Duke marrë parasysh shpejtësinë e këtyre grupeve, shkencëtarët kanë konstatuar se galaktika jonë ka një masë sa masa e 700 miliardë diejve.

(Kosova Sot)