Të gjithë sytë nga qielli, sonte mbërrin Superhëna

  • 19 February 2019 - 19:00
Të gjithë sytë nga qielli, sonte mbërrin Superhëna

Superhëna më spektakolare e vitit 2019 do të mbërrijë të martën e 19 Shkurtit duke u shfaqur në qiell më e shndritshme në krahasim me një hënë të plotë normale.

Fakti që e bën aq të veçantë është fakti se hëna do të gjendet pikërisht në pikën e orbitës së saj më pranë tokës.

Edhe pse Superhëna nuk është një term shkencor, hëna do të duket dhe 7 për qind më e madhe se zakonisht.

Hëna përshkon rreth Tokës një orbitë shumë të shtypur, në të cilën çdo muaj prek distancën minimale dhe atë maksimale.

Kjo e 19 Shkurtit është Superhëna e dytë e vitit 2019, pas asaj që rastisi me eklipsin mes 20 dhe 21 Janarit që u cilësua si agim i “Hënës së kuqe”.

Ndërsa Superhëna e ardhshme do të jetë në 21 Mars.

Astrologët bëjnë apel që të gjithë të kenë aparatet fotografik gati pasi ky është një rast për të mos u humbur.

 

(Kosova Sot)