Rrëfimet për objektet e pushtuara që jua fusin frikën në palcë

  • 20 February 2019 - 14:46
Rrëfimet për objektet e pushtuara që jua fusin frikën në palcë

Shumë njerëz nuk besojnë në mallkime e fantazma, megjithatë, të rrallë janë ata që nuk frikësohen nga tregimet për objektet, të cilat janë të pushtuara dhe bartin mallkimin kudo që vendosen, transmeton gazeta Kosova Sot.

Piktura e "Njeriut të Dëshpëruar"

Piktura e "Njeriut të Dëshpëruar" është një pikturë që automatikisht ju detyron të ndiheni keq në shikim të parë, mirëpo kur e dëgjoni ngjarjen e saj, frika kalon në një nivel krejtësisht tjetër. Piktura në fjalë është dashur të mbyllej nga gjyshja e Sean Robinson-it (pronari i tanishëm), për 25 vjet, para se ai ta trashëgonte. Atij i ishte thënë që piktura ishte e mallkuar nga artisti, i cili e kishte punuar, që kishte përdorur gjak, të përzier me bojë, për ta punuar pikturën. Veçantia e kësaj pikture është që ajo e ka efektin vetëm kur është e shfaqur. Kushdo që e shikon pikturën, fillon të ndihet keq dhe të pësojë marramendje. Robinson tani e mban pikturën në bodrum dhe refuzon ta shet. 

Unaza e Valentinos

Rudolph Valentino është njëri nga aktorët e heshtur më të famshëm të të gjitha kohërave, megjithatë, në momentin kur ai e kishte blerë një unazë, jeta dhe karriera e tij kishte ndryshuar. Ai e kishte blerë në unazën në vitet e 1920-a dhe supozohet se ia kishte treguar një shokut dhe që të dy në unazë kishin parë një kufomë. Karriera e tij kishte pësuar rënie të menjëhershme dhe ai kishte vdekur disa ditë më vonë. Fat i njëjtë e kishte përcjellë edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte sëmurë dhe kishte vdekur pak kohë pasi që e kishte marrë unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë, ndërsa, edhe aktori që e kishte luajtur rolin e tij në teatër kishte vdekur, pasi që e kishte vendosur unazën. 

Velloja e pushtuar

Dashuria e mallkuar e ka pushtuar fustanin e martesës, që i përkiste Anna Barkerit, vajza e një pasaniku të kohës, që kishte status të ngritur shoqëror. Anna kishte rënë në dashuri me një djalë, që punonte në kompaninë e babait të saj. Mirëpo, pasi që babai i tij e kishte kuptuar për aferën, ai kishte dhënë urdhër që të pengohej lidhja e tyre, duke ia thyer zemrën vajzës së tij. Anna e shkretë ishte detyruar ta shikonte vellon, të cilën ajo e kishte blerë për vete, të veshur nga një grua tjetër dhe, pak kohë pasi që fustani i nusërisë ishte vendosur në një muze, ai kishte filluar të lëvizte dhe të lëkundej, duke i bindur shumë njerëz që mallkimi i Anna-s e kishte prekur. 

Statuja "Perëndesha e Vdekjes"

Ky objekt daton që prej para mijëra vjetësh dhe e ka marrë pseudonimin "Perëndesha e Vdekjes". Statuja në fjalë është zbuluar në vitin 1878 në Qipro dhe, ndonëse nuk dihet se si është mallkuar, kjo është një statujë, të cilën nuk do të dëshironit ta keni në shtëpi. Kjo pasi që secila familje që e ka futur brenda shtëpisë këtë statujë ka vdekur, brenda një kohe shumë të shkurtër. Familja e fundit, që e ka pasur në pronësi statujën, familja Beaverbrooks, i kishte humbur pothuajse të gjithë anëtarët dhe dy të mbijetuarit e fundit kishin vendosur ta hiqnin atë nga shtëpia, duke e dhënë si donacion në Muzeun Skocez të Edinburgut dhe personi i cili e kishte pranuar statujën, kishte vdekur pak kohë më vonë.

(Kosova Sot)