“Eklipsi i 8 prillit, spektakli më i madh i planetit Tokë”/ Çfarë po paralajmëron konspiracionisti shqiptar?
Në një emision televiziv, konspiracionisti Arianit Sllamniku foli për eklipsin që pritet të ndodhë më 8 prill. Sipas tij ky eklips ‘do të verbojë tërësisht tokësorët’ ndërsa paralajmëron që të mos shikohet drejtpërdrejt.
Ai theksoi se një eklips i tillë ka ndodhur para rreth 7 vitesh në SHBA, por këtë autoritetet kanë paralajmëruar që qytetarët të tregohen të kujdesshëm.
“Universiteti i Torontos ka analizuar të gjitha ngjarjes që kanë ndodhur gjatë kohës së eklipsit dhe në Kanada kanë ndodhur shumë aksidenti gjatë intervalit kohor të këtij eklipsi. Ndërsa në SHBA unë e theksoj se nuk ka pasur njoftime të tilla për përgatitje paraprake ndaj mendoj se do të ketë një ngjarje pak më ndryshe në SHBA. Pres të këtë ndonjë situatë vullkanike, pasi ka edhe një njoftim të NASA-s. NASA do të dërgojë tri raketa drejt Hënës”, tha ndër të tjera ai.
Eklipsi i pjesshëm do të fillojë në orën 19:52 dhe do të përfundojë në orën 20:51.
Nga ana e tij Erald Buneci shpjegoi se nuk do të ketë asnjë lloj problemi në SHBA. Megjithatë theksoi se nuk duhet parë me sy të lirë.
(Kosova Sot Online)