Reçeta e Cekës - Lazanje me mish të bluar

  • 17 January 2017 - 09:24
Reçeta e Cekës - Lazanje me mish të bluar

PËRBËRËSIT:

• 250-300 gr brumë për lazanje (të gjelbër ose të bardhë), • 3 qepë, • 350 gr mish të bluar të yndyrshëm, • 50 gr proshutë, kripë, piper, borzilok, • 1/2 kg. domate dhe 1 konservë të vogël pure domatesh, • 1. 5 dcl verë të bardhë, • 1 lugë gjalpë, • 125 gr kërpudha të freskëta, • 2 lugë të rrafshuara miell, • 3 lugë ajkë, • 1 tubë majdanoz të grirë, • 100 gr djathë ementaler.

Fërgohen qepët e grira imët. Shtohen mishi i bluar, proshuta e prerë imët dhe kripa e piperi. Domatet përvëlohen, u hiqet cipa, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen mishit së bashku me purenë e domateve. Kësaj mase i shtohet vera dhe vlohen 5 minuta. Hidhen kërpudhat e prera hollë dhe vazhdon zierja edhe 5 minuta. Pastaj i shtohen mielli, ajka, kripa piperi dhe, duke e përzier vazhdimisht, i shtohenmajdanozi dhe borziloku i grirë hollë. Lazanjet zihen 8 minuta, shpërlahen me ujë të ftohtë dhe kullohen. Në tepsi shtrohet një pjesë e lazanjeve, hidhen mishi i bluar dhe afro 50 gr djathë, mbulohet me pjesën tjetër të lazanjeve, mbi hidhen kërpudhat, e mbi to pjesa tjetër e djathit. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C për t’u pjekur për 35 minuta. Shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot)