Receta e Cekes:ËMBËLSIRË ME SUSAM

  • 16 April 2018 - 08:39
Receta e Cekes:ËMBËLSIRË ME SUSAM
PËRBËRËSIT: 500 gr susam, 500 gr llokum, 200 gr zhele bonbone. Në enë të përshtatshme fërgohet pak susami. Shtohet llokumi duke e përzier vazhdimisht me lugë druri, gjersa të shkrihet llokumi dhe masa të kompaktësohet, raporton Gazeta Kosova Sot Masa e nxehtë hidhet në letër pergamenti dhe rrafshohet në formë katrori. Zhele bonbonet priten për së gjati dhe në fillim të katrorit vihen në formë shiriti. Sa është e vakët, me ndihmë të letrës, mbështillet ëmbëlsira në formë rolade. Pasi të ftohet pritet në rrathë.