Receta e Cekes: GJELLË ME KUNGULLESHKA

  • 04 December 2018 - 18:52
Receta e Cekes: GJELLË ME KUNGULLESHKA

PËRBËRËSIT: 

1 lugë gjalpë ose margarinë, 1 qepë, 1 spec i gjelbërt, 1/4 kg mish i bluar, 3-4 kungulleshka të njoma, kripë, piper, 1 domate, 2 lugë pure domatesh, 1 fletë dafine. Në yndyrë të nxehtë hidhet qepa për t’u fërguar gjersa të zverdhet. Shtohet speci i prerë në copa të vogla dhe fërgohen së bashku 5 min. Kësaj mase i hidhet mishi i bluar që të fërgohet 10 min. Kungulleshkat priten në rrathë dhe i shtohen masës. Gjella kriposet, hidhen piper, domatja e qëruar dhe e prerë në katrorë të vegjël, purea e domateve dhe dafina. Të gjitha përzihen me kujdes, hidhet një gotë ujë dhe në zjarr të mesëm, e mbuluar gjella zihet 10 min.

 

(Kosova Sot)