Receta e Cekës: Keks torte
PËRBËRËSIT:
- 250 gr margarinë të zbutur,
- 150 gr sheqer pluhur,
- 200 gr çokollatë,
- 100 gr arra të bluara,
- 4 të verdha vezësh,
- 6 lugë miell,
- 1/2 lit qumësht,
- 1/2 kg biskota,
- 2 lugë sheqer dhe qumësht
Në qumësht të nxehtë hidhen vezët e tundura me miell e sheqer. Përzihet masa vazhdimisht me lugë ose mikser gjersa të vlohet dhe të trashet. Veçan tunden margarina e zbutur me 150 gr sheqer pluhur. Shtohen çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara (ndahen 3-4 lugë). Të dy masat bashkohen dhe tunden me mikser gjersa të bëhet një masë homogjene. Me kremin e përgatitur lyhen radhë-radhë biskotat e ulura në qumësht të vakët me sheqer. Torta lyhet mbi dhe anash me të njëjtin krem. Mbi i hidhen arra të bluara dhe zbukurohet sipas shijes. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë.
(Kosova Sot)