Reçeta e Cekës - Parfe me pemë të buta

  • 16 December 2018 - 10:51
Reçeta e Cekës - Parfe me pemë të buta

PËRBËRËSIT:

500 gr boronica, dredhëza ose mana, 200 gr sheqer, 2 dcl ajkë e ëmbël.

Dredhëzat bluhen me mikser. Shtohet sheqeri dhe përzihet në pure dredhëzash. Veçan tundet ajka, pastaj bashkohet me masën e dredhëzave duke e përzier mirë, gjersa të bëhet masë e njëllojtë. Masa e përgatitur derdhet në misuri ose gota ku do të shërbehet dhe futet në frigorifer disa orë. Parfea shërbehet e ftohur mirë, e zbukuruar me pemë me të cilat është përgatitur. Në të njëjtën mënyrë mund të përgatitet me mjedra, rrush serezi, qershi, kajsi etj. 

 

(Kosova Sot)