Reçeta e Cekës: Sharlote me dredhëz

  • 10 January 2019 - 08:43
Reçeta e Cekës: Sharlote me dredhëz

PËRBËRËSIT:
1/4 lit qumësht, 1 vanilje, 3 të verdha vezësh, 3 lugë
sheqer, 1 lugë niseshte, 2 qeska xhelatinë, 200 gr biskota të gjatë, 3 dcl ajkë të ëmbël, 3 lugë sheqer, 500 gr
dredhëza.,raporton Gazeta Kosova Sot
Qumështi me sheqer vihen të vlohen. Ndërkohë tunden të verdhat e vezëve me sheqer dhe niseshte.
Qumështi i vluar largohet nga zjarri dhe në të derdhet
masa e vezëve, pastaj prapë vihet në zjarr të ulët duke
e përzier vazhdimisht gjersa të trashet kremi.
Xhelatina ulet në 4-5 lugë ujë dhe përzihet në kremin
e përgatitur. Gjysma e ajkës së tundur ndahet për lyerje të jashtme, e gjysma përzihet me krem. 10 dredhëza
skajohen për të zbukuruar desertin, kurse pjesa tjetër e
dredhëzave grimcohen dhe përzihen me krem. Kallëpi
ose tenxherja e thellë mbështillet me folie alumini.
Biskotat ulen pak në ujë të përzier me lëng limoni e
liker vishnjeje dhe radhiten në fund dhe anash enës.
Brendia mbushet me kremin e përgatitur dhe mbi
mbulohet me biskota. Mbi vihet një pjatë e cekët. Ena
futet në frigorifer për disa orë. Para se të shërbehet,
përmbyset në pjatë. Largohet folia, zbukurohet me
ajkë dhe dredhëza të tëra. Pritet sikurse çdo tortë. 

(Kosova Sot)