Receta e Cekës: Petë me mish dhe me djathë

  • 17 January 2019 - 08:37
Receta e Cekës: Petë me mish dhe me djathë
PËRBËRËSIT:
800 gr petë për pite,
5 vezë,
750 gr djathë të yndyrshëm,
400 gr ajkë,
500 gr mish të bluar mëshqerre,
2 qepë,
1 tubë majdanoz,
1 lugë vaj,
kripë, piper.
Qepët e grira imët fërgohen në vaj gjersa të zbuten.
Shtohen mishi i bluar, pak vegetë, piper dhe majdanozi i grirë imët. Veçan troshitet djathi i cili përzihet
me 4 vezë dhe 200 gr ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë
shtrohet një petë, pastaj radhiten petët e tjera të rrudhura e mbi to hidhet nga masa e djathit dhe vezëve.
Mbi petën tjetër të rrudhur hidhet mishi i fërguar me
qepë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen petët,
djathi dhe mishi. Mbi shtrohet një petë e rrafshuar dhe
lyhet me yndyrë. Piqet në furrë me temperaturë
mesatare për një orë. Largohet nga furra, mbi i hidhet
ajka e mbetur e tundur me një vezë dhe piper. Futet
prapë në furrë për t’u pjekur edhe 10 minuta.
Shërbehet e nxehtë.
(Kosova Sot)