Reçeta e Cekës: Gurabije lule

  • 18 January 2019 - 08:11
Reçeta e Cekës: Gurabije lule

Përbërësit:

• 3 vezë, • 3 filxhanë të kafës vaj, • 3 filxhanë kos, • 5 filxhanë sheqer, • 1 pluhur paste, • 1 lugë çaji sodë buke, • miell aq sa të zihet një brumë i butë, • kakao, • 1 sheqer vanileje.

Përgaditja:

Tunden vezët dhe një nga një shtohen përbërësit e tjerë. Brumi përzihet mirë dhe ngjeshet pak, pastaj ndahet një pjesë e vogël, të cilës i shtohet kakao, ngjeshet mirë dhe lihet anash. Nga brumi i verdhë bëhen nga 5 gogla të vogla për një gurabia, të cilat radhiten në kurorë, e në mes vihet gogla me ngjyrë të mbyllët. Përgatitja e gurabiave në këtë mënyrë mund të bëhët drejtpërdrejt në tepsi të lyer me yndyrë. Piqen në furrë me temperaturë mesatare.

(Kosova Sot)