Receta e Cekës - Paragjellë Franceze
Mishi dhe perimet zihen me vegetë ose kripë, kullohen dhe priten në katrorë të vegjël. Shtohen bizelet , proshuta e prerë në fije të holla. Vezë zihen 10 min. qërohen dhe priten në 12 rrathë të bukur. Pjesët e mbetura priten imët dhe përzihen me masën e mishit. Hidhet lëngu i limonit, kriposet, përzihet me majonezë dhe zbukurohet me majdanoz., raporton Gazeta Kosova Sot
PËRBËRËSIT:
200 gr mish të bardhë bibe ose pule, 1 gotë bizele të ziera, 200 gr parizer ose proshutë, 4 karota, 1 rrënjë selinoje, 200 gr majonezë, 3 vezë, lëngu i 1 limoni, 1/2 tubë majdanoz, kripë.
(Kosova Sot)