Receta e Pepës:Ëmbëlsirë verore me pemë
Përbërësit:
4 vezë
150 ml ujë
250 gr miell
1 pluhur për pjekje
250 gr sheqer
150 ml vaj
dredhëza
Pregaditja:
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës.
Të bardhat u rrahim në shkumë të fortë,kurse të verdhat I tundim mire me sheqerin.
Pastaj shkumën nga të bardhat e shtojmë tek të verdhat,shtojmë vajin,ujin,dhe në fund shtojmë miellin e përzier me pluhurin për pjekje.
Kallëpin për ëmbëlsira e lyejm me margarin ose gjalpë,vendosim masën në të dhe pjekim në 180 grade për 10-15 minuta.
Nxjerrim kallëpin nga furra,e lëme të ftohet pak dhe ndërkohe përgadisim dredhëzat të cilat I vendosim përsipër në tërë sipërfaqen.
Më pas shtojmë edhe një glazurë të gatshme me shije dredhëze.
(Kosova Sot Online)