Receta e Pepës: Sallatë me makarona

  • E.k /
  • 09 July 2023 - 11:21
Receta e Pepës: Sallatë me makarona

PËRBËRËSIT:

200 gr makarona,

kripë,

4 lugë uthull,

4 lugë vaj,

piper,

125 gr mish viçi të pjekur,

150 gr bizele,

1 spec i kuq,

2 tranguj turshi të grirë imët,

4 lugë majonezë,

2 lugë mustardë

Makaronat zihen 8 minuta në ujë të njelmët, kullohen, shpërlahen me ujë të ftohtë. Qëndrojnë në kullore gjersa të kullohen mirë, pastaj derdhen në enë sallate ku do të shërbehen. Përzihet uthulla me vaj, pak kripë, piper dhe derdhet mbi makarona. Mishi i pjekur ose i zier pritet në kubikë të vegjël. Bizelet vlohen 5 minuta me pak ujë në enë të mbyllur, kurse speci pastrohet nga farat dhe pritet në copa të vogla. Mishi, bizelet , speci trangujt, përzihen me makarona. Sallata lidhet me majonezë dhe mustardë. Përzihet me kujdes dhe shërbehet në orët e mbrëmjes.

(Kosova Sot Online)