A E DINI SA VEZË GUXONI T'I HANI?

  • 14 November 2017 - 19:16
A E DINI SA VEZË GUXONI T'I HANI?

Vezët e fërguara, të pjekura, si shtesë në sallatë, shpesh na bëjnë ta shtrojmë pyetjen sa vezë duhet t'i konsumojmë brenda ditës. Vezët mund të përgatiten në shumë mënyra, lehtë përgatiten dhe janë shujtë e shpejtë kur jemi për ngut. Për një njeri mesatar, dy vezë mjaftojnë brenda ditës.

Do të ishte e shëndetshme t'i konsumoni me djathë dhe proshutë. Do të ishte mirë që vezët t'i hani si tërësi, mos ta ndani të bardhët nga të kuqtë e vezës. 

(Kosova Sot)