Ilaçi popullor: Konsumohet 40 ditë, pastron organizmin, parandalon kancerin

  • 08 January 2018 - 10:30
Ilaçi popullor: Konsumohet 40 ditë, pastron organizmin, parandalon kancerin

Ky ilaç popullor parandalon edhe formimin e qelizave kancerogjene, e kjo disa herë është dëshmuar përmes studimeve shkencore. Opsioni më i mirë për pastrimin e enëve të gjakut është përdorimi i ilaçeve natyrale. Hudhra dhe limoni janë shumë efikas në pastrimin e enëve të gjakut, ulin nivelin e kolesterolit, forcojnë muret e enëve të gjakut dhe të arterieve dhe ulin rrezikun prej sëmundjeve të rrezikshme, siç është ?rt?re?skl?r?z?. Kjo tinkturë me limon dhe me hudhër përdoret shekuj rresht te popuj të ndryshëm. Po ashtu, është dëshmuar se hudhra përmban sasi të konsiderueshme antioksiduesish që rigjallërojnë dhe përtërijnë. Ju paraqesim recetën që pastron enët e gjakut nga kolesteroli.

PËRBËRËSIT:

4 thelpinj të hudhrës, 4 limonë të madhësisë mesatare (pa qëruar) dhe 3 litra ujë të vluar.

PËRGATITJA:

Preni hudhrat në thelpinj dhe i pastroni. Preni limonët në rriska dhe i vendosni në ujë të vluar. Bluani përbërësit së bashku. Përzierjen e aplikoni në kavanoz të pastër dhe e mbuloni me tre litra ujë deri në grykë. E mbuloni dhe e lini në frigorifer për tre ditë. Pas kësaj, e ruani në frigorifer derisa masa të shpenzohet.

PËRDORIMI:

Sasia maksimale është 50 ml, 3 herë në ditë, para ushqimit. Mirëpo, pastrimi i enëve të gjakut duhet të pastrojë me dozë më të vogël (1-2 lugë). Nëse nuk ndjeni efekte të dëmshme anësore, ngadalë e shtoni sasinë në sasinë e sugjeruar. Kohëzgjatja e këtij tretmani është 40 ditë. Sugjerohet që pastrimin si ky të enëve të gjakut ta bëni njëherë në vit. Me pastrimin e enëve të gjakut nga yndyrat, ky lëng e përmirëson edhe qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tij të lipideve, e normalizon shtypjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru.

(Kosova Sot)