Lëngu që parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit

  • 13 March 2018 - 16:06
Lëngu që parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit

Ae keni ditur se xhenxhefili është një nga përbërësit bazë për të pastruar trupin dhe për të përmirë- suar funksionimin e sistemit tretës? Xhenxhefilin mund ta shtoni në receta të ndryshme për të formuar një çaj.  

SI MUND T'I KOMPENSONI TEPRICAT?

Ka mënyra të ndryshme për të 'shpëtuar' nga ushqimi dhe pijet e tepërta: Duke pirë ujë gjatë gjithë ditës, ndaras nga ushqimi, deri gjysmë ore para dhe gjysmë ore pas shujtave. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më ekonomike për të ekuilibruar dhe pastruar trupin. Tejkalimi i shujtës së ardhshme apo zëvendësimi me një shujtë të lehtë: fruta, sallatë, supë, perime. Përdorimi i llojeve të ndryshme të çajit apo suplementeve për të përmirësuar funksionimin e mëlçisë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është erëz pikante me veti të shumta shëruese për të pastruar trupin nga ushqimi dhe lëngjet tepricë. Kjo erëz lufton fryrjet dhe mbetjen e lëngjeve në organizëm, për më shumë përmirëson funksionimin pastrues të veshkave. STEVIA Pos se është ilaç mjekësor shtëpiak, bima stevia përbën një nga ëmbëltimet më të mira për secilin ushqim. Është e mrekullueshme për të rregulluar trupin pas tepricave: Rregullon sheqerin në gjak. Ndihmon në eliminimin e lëngjeve nga trupi. Redukton shtypjen e lartë të gjakut. Përmirëson shëndetin dental, mishrat dhe parandalon dëmtimet.

MOLLËT

Mollët janë pemë shumë e rekomanduar për të pastruar trupin si dhe për të ekuilibruar sistemin tretës dhe atë intestinal. Mollët ekologjike është më shëndetshëm t'i hani me lëvore, sepse është e pasur me fibra që ndihmojnë tretjen.

LËNGU ME XHENXHEFIL, STEVIA DHE MOLLË

Përbërësit: 1 lugë xhenxhefil të bluar (5 g); 1 lugë pluhur të bimës stevia (5 g); 1 mollë; 2 gota ujë (400 ml). SI DUHET TË VEPRONI? Së pari, lani dhe qëroni mollën. Mollën, bashkë me bimën stevia, xhenxhefilin dhe ujin, i derdhni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni një formë homogjene. Si rezultat do të keni një pije krem që mund ta pini të ftohtë apo të ngrohtë. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është ta konsumoni në gllënjka gjatë ditës. 

(Kosova Sot)