USHQIMET DHE PIJET QË JU PLAKIN - Shëndetësia - Kosova Sot
USHQIMET DHE PIJET QË JU PLAKIN

USHQIMET DHE PIJET QË JU PLAKIN

Megjithëse është e vërtetë se askush dhe asgjë nuk mund ta parandalojë procesin e plakjes, përmes disa ushqimeve mund ta ngadalësoni. Lexoni se cilat janë ato ushqime dhe pije që ju plakin më shpejt

SHEQERI

Image

 

Konsumimi i gjërave të shumta të ëmbla mund të dëmtojë dukjen tuaj. Mënyra se si trupi juaj e procedon sheqerin dërgon në efekte anësore që ka të bëjë me plakjen e hershme. Lëkura e pëson më së shumti, duke përfunduar me një dukje të vjetër. 

ALKOOLI

 

Image

 

Pa marrë parasysh në çfarë forme, alkooli ka efekt diuretik që dehidron trupin. Linjat dhe rrudhat janë më të dukshme shkaku i kësaj. Për më shumë, alkooli ju detyron të hani më shumë ushqim duke dëmtuar bukurinë

MISHI I KUQ

Image

 

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq shkakton që procesi i plakjes të përshpejtohet. Kjo për faktin se metabolizmi i ushqimit dërgon në formimin e tonelatave me radikale të lira - molekula që dëmtojnë qelizat e shëndetshme dhe e bëjnë lëkurën të duket më e vjetër. 

KRIPA

Image

 

Kripa në shikim të parë nuk është e dëmshme. Por, nëse e konsumoni më shumë se sa që duhet, rreth 1,500 mg për ditë, mund t'ju plakë më shumë dhe më shpejt. Nëse e konsumoni në sasi të vogël, atëherë nuk do të keni nevojë për kozmetikën që ju fsheh rrudhat dhe sytë e frytë dhe qeskat përreth syve

KAFEJA

 

Image

 

Kafeja jua grabit bukurinë dhe rininë në disa mënyra të ndryshme. Së pari, dhëmbët jua dëmton. Kjo përfundimisht ju bën të mos qeshni në foto. E dyta, dehidron lëkurën duke ju bërë të dukeni më të thatë dhe më me rrudha.

USHQIMET PIKANTE

 

Image

 

Personat që vuajnë nga urthi, duhet të heqin qafe ushqimet pikante nga menyja. Tretja e tyre nxit tkurrjen e enëve të gjakut, duke nxitur kështu shfaqjen, por edhe përkeqësimin e gjendjeve dhe sëmundjeve të lëkurës.

(Kosova Sot)

13 orë e 52 minuta më parë
10/12/18