Ilaçet më të mira natyrale për trajtimin e infeksioneve në traktin urinar - Shëndetësia - Kosova Sot
Ilaçet më të mira natyrale për trajtimin e infeksioneve në traktin urinar

Ilaçet më të mira natyrale për trajtimin e infeksioneve në traktin urinar

PINI UJË

Një nga gjërat e para që duhet të bëni kur të pësoni infeksion në traktin urinar është që të pini shumë ujë. Duke konsumuar ujë ndihmoni në eliminimin e baktereve që shkaktojnë infeksion dhe e vini në drejtimin e duhur trajtimin e infeksionit.

SHTONI KONSUMIMIN E VITAMINËS C

Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina C është me rëndësi, sepse ky lloj i vitaminës urinën e bën më të thartë. Kjo parandalon rritjen e baktereve në traktin urinar. Suplementet me vitamina C po ashtu mund të janë të dobishme

ELIMINONI IRRITUESIT NË USHQIM

Kafeina, alkooli, ushqimi pikant, nikotina, pijet e gazuara dhe ëmbëltuesit artificialë e irritojnë fshikëzën tuaj. Kjo parandalon trupin të shërohet më shpejt. Përcaktohuni për më shumë ushqime të shëndetshme të pasura me fibra dhe karbohidrate.

SODA E BUKËS

Nëse nuk e trajtoni infeksionin në traktin urinar, mund të infektohen veshkat dhe problemi të bëhet shumë më serioz. Për të parandaluar këtë, përzieni 1 lugë sodë të bukës në një gotë ujë për të trajtuar infeksionin.

BORONICAT

Lëngu i boronicave parandalon infeksionin e traktit urinar duke luftuar zhvillimin e baktereve në fshikëz. Kanë edhe efekt prej antibiotiku. Duke konsumuar lëngun e boronicave për çdo ditë, fshikëzën do ta mbani larg infektimit

ANANASI

Duke konsumuar ananasin, është një mënyrë e ëmbël për të trajtuar infeksionin në traktin urinar. Bromelaina është një enzimë që e hasim në ananas. Broemlaina bashkë me antibiotikët në ananas ndihmojnë në kurën e infeksionit

7 orë e 6 minuta më parë
15/12/18