Ilaçet natyrale kundër gazrave dhe fryrjeve në stomak

  • 16 April 2018 - 08:33
Ilaçet natyrale kundër gazrave dhe fryrjeve në stomak

KOPRA

Kopra është bimë kundër gazrave. Kontrollon edhe prodhimin e gazrave edhe inflamacionet. Çaji nga farat e lirit ka efekt kundër fryrjeve në stomak Përbërësit: ½ e lugës (2.5 g) fara të lirit, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtoni farat e lirit në ujin e vluar. Reduktoni temperaturën dhe i lini të qëndrojnë për 3 minuta. I lini të ftohen për 15 minuta para se ta konsumoni. Pini një gotë çaj si ky dy apo tre herë në ditë.

MENTA

Menta redukton prodhimin e gazrave. Po ashtu, ndihmon edhe në tretjen e ushqimit. Shkaku i kësaj, redukton dhimbjen dhe kapsllëkun. Përbërësit: 1 lugë (5 g) mentë, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtoni ujin e vluar. Reduktoni temperaturën dhe e lini të qëndrojë ashtu edhe për disa minuta. E lini çajin të pushojë paksa, para se ta konsumoni. Mos pini më shumë se 3 gota në ditë.

ANISI

Anisi është bimë që ndihmon në luftimin e gazrave dhe ndihmon tretjen. Kështu, anisi ndihmon në reduktimin e fryrjeve në stomak dhe lufton inflamacionet. Përbërësit: 2 gjethe anisi, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Gjethet e bimës i vendosni në ujë dhe e vloni me nxehtësi mesatare. E lini të vlojë për disa minuta më pas e hiqni nga pllaka. E lini të ftohet para se ta pini. Maksimumi të konsumoni dy gota në ditë.

KANELLA

Një nga erëzat kundër gazrave është kanella. Zakonisht përdoret në gjellë dhe ushqime, por mund të përgatitet edhe si çaj për të qetësuar inflamacionet dhe redukton dhimbjet dhe gazrat. Përbërësit: ½ e lugës (2.5 g) kanellë, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtoni kanellën në ujin e vluar. E mbuloni enën dhe e lini të pushojë për 10 minuta. E pini pasi të keni konsumuar shumë ujë. Duhet ta konsumoni edhe kur parashikoni telashe me tretjen.

SODA E BUKËS DHE LIMONI

Kombinimi i sodës së bukës me limon krijon një ilaç shtëpiak, që ndihmon te gazrat dhe me problemet e thartirës. Përbërësit: ½ e lugës (5 g) sodë buke, ½ e limonit të shtrydhur, ½ e gotës ujë (100 ml). Përgatitja: Tretni lëngun e limonit në ujë. Shtoni sodën e bukës. Prisni derisa të ndalojnë flluskat dhe e konsumoni. Pini një sasi të moderuar.

KAMOMILI

Kamomili është një nga bimët më të mira për të lehtë- suar nga çështjet që ndërlidhen me stomakun. Ndihmon te dhimbjet në bark, inflamacionet, gazrat dhe ulcerat. Përbërësit: 1 lugë (10 g) gjethe kamomili, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtoni kamomilin në ujin e vluar. Vini një kapak mbi enë dhe e hiqni nga pllaka e nxehtë. E lini që të pushojë për 10 minuta para se ta pini. Pini dy ose tre gota në ditë.