Vetitë e pabesueshme shëruese të lëngut të karotës

  • 16 April 2018 - 15:11
Vetitë e pabesueshme shëruese të lëngut të karotës

Lëngu i karotës zakonisht konsumohet në kombinim me lëngun e panxharit për të përmirësuar pasqyrën e gjakut dhe për të kompensuar humbjen e hekurit. Lëngu i karotës ka edhe shumë veti të tjera shëruese dhe duhet konsumuar për çdo ditë: Forcon sistemin imun dhe kontrollon zemrën: Betakarotinë në karotë bashkë me vitamina A ruajnë edhe shëndetin e syve dhe përmirësojnë shikimin. Nëse për çdo ditë merrni vitamina A parandaloni edhe sëmundjet e zemrës dhe ulni rrezikun për sulm në tru. Pakëson kolesterolin: Një nga vetitë shëruese të lëngut të karotës është se kaliumi që e përmban mundet ta ulë kolesterolin në gjak. Është i mirë edhe për shëndetin e mëlçisë, sepse pakëson yndyrat në fshikëz. Kaliumi bashkë me magnezin dhe manganin rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ulur gjasat për t'u prekur nga diabeti. Preventivë për kancer: Lëngu nga karota shihet si lëng kundër kancerit. Duke shtuar konsumimin e karotenoideve që e hasim në lëngun e karotës pakësohet mundësia për kancer në prostatë, sorrë të trashë, si dhe në gji. 

(Kosova Sot)