Këto ushqime shtoni në menynë tuaj dhe do t'ju mbrojnë nga sëmundjet

  • 16 May 2018 - 16:33
Këto ushqime shtoni në menynë tuaj dhe do t'ju mbrojnë nga sëmundjet

Ushqimi i shëndetshëm është çelësi i shëndetit, e nëse i përfshini në tryezën tua, do t'ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme

FARAT ÇIA

Farat çia trupin e furnizojnë me proteina, vitamina A, B, E dhe D, si dhe me mineralet si kalcium, kalium, bakër, hekur, mangan dhe zink. Përmbajnë gjashtë herë më shumë kalcium se qumështi, 15 herë më shumë magnez se brokoli. 3 herë më shumë hekur se spinaqi dhe më shumë dyfish kalium se bananet. Po ashtu, sikurse farat e lirit janë të pasura me aminoacidet omega 3.

VEZËT

Sasia e vezëve që duhet të përfshihet në ushqimin tonë është midis gjashtë dhe tetë vezë në javë. Ekspertët thonë se një vezë përmban 77 kalori me 6 gramë proteina cilësore, 5 g yndyrë. Janë shumë të preferuara për kafjall. 

SHEGA

Shega është një nga desertët më të njohur për dimër, janë plot me antioksidues që parandalojnë inflamacionet në trup. Do të ishte mirë ta konsumoni në formë të zamrës, farat e saj në vend të çipsit. Po ashtu, është dëshmuar s enjë gotë lëng nga shega ka efekt më të fortë se një gotë verë e zezë, dhe është dëshmuar se ul rrezikun nga disa lloje të kancerit.

(Kosova Sot)