Ushqimi si mbrojtje nga dielli

  • 11 July 2018 - 18:50
Ushqimi si mbrojtje nga dielli

Pos llojeve të ndryshme të kremrave që përdoren për t'u mbrojtur nga dielli, ekzistojnë edhe ushqime të caktuara që e bëjnë këtë.

DOMATET Domatet janë ushqim që lirisht mund ta quani edhe si krem natyral për rrezitje që lyen nga brenda. Studimet kanë treguar se femrat që për tre muaj kanë konsumuar tri lugë domate të shtypura me vaj ulliri ishin më të mbrojtura nga dielli në krahasim me ato që kishin konsumuar vetëm vaj ulliri. Domatet janë ushqim i pasur me antioksiduesin e quajtur likopen, për të cilin është dëshmuar se mbron nga rrezet e dëmshme.

KAROTA Ana pozitive e karotave është se jo vetëm se mbron nga rrezet e dëmshme, por i kthen në shërbimin tuaj. Në një studim të bërë në Korenë Jugore, tre muaj femrave u ishin dhënë 30 miligramë betakarotinë (rreth gjashtë karota). Pas kësaj kohe, rezultatet vërtet ishin befasuese. Jo vetëm se qelizat e lëkurës ishin të mbrojtura, por në një mënyrë ishin përtërirë.

PATATJA E ËMBËL Sikurse edhe karotat, patatja e ëmbël është burim shumë i pasur për betakarotinë. Kohëve të fundit e hasim gjithnjë e më shpesh në treg. Përdoreni në të njëjtën mënyrë siç do ta përdornit edhe pataten e zakonshme.

 

 

(Kosova Sot)