Nëse dëshironi të humbni në peshë, pastrojeni mëlçinë

  • 12 July 2018 - 10:30
Nëse dëshironi të humbni në peshë, pastrojeni mëlçinë

Ae keni ditur se mëlçia, pikërisht sikurse dhe zemra, është një ndër organet më të ngarkuara që kryen më shumë se 500 funksione në organizmin tuaj? Mëlçia e pastron gjakun prej helmeve, lufton infeksionet, shkrin yndyrën dhe mbeturinat metabolike. Marrë parasysh se filtron hormonet, puna e mirë e mëlçisë është shumë me rëndësi për ekuilibrin e hormoneve në organizëm, trasmeton gazeta Kosova Sot 

SHENJA SE KENI NEVOJË PËR PASTRIMIN E MËLÇISË:

Dhimbje në pjesën e djathtë të sipërme, nën brinjë; Djersitja e tepërt dhe ngrohja e trupit; Urth dhe fryrje; Shtim i pashpjegueshëm në peshë ose humbje e ngadalësuar në peshë; Probleme me tretjen e ushqimit të ndryshëm; Akne, të kruara në lëkurë; Indi i shtuar dhjamor përreth stomakut; Shtypje e lartë e gjakut; Ndryshime në diskonim dhe lodhje. Dobitë nga pastrimi i mëlçisë:

STIMULON DETOKSIKIMIN E MBARË ORGANIZMIT

Nëse e pastroni mëlçinë tuaj, keni nxitur pastrimin e mbarë organizmit. Ky organ me vlerë pastron gjakun e përdorur dhe e kthen drejt zemrës. Nëse funksionimi i lëçisë dëmtohet shkaku i helmeve, gjaku i papastruar depërton në zemër dhe në çdo pjesë të trupit, duke rrezikuar shëndetin.

E FURNIZON TRUPIN ME ENERGJI

Nëse pini shumë kafe për të qenë më i kthjellët, kjo nuk ju ndihmon shumë. Kafeja vetëm përkohësisht ua ngrin elanin, e më pas pason rënia e shpejtë e energjisë. Zgjedhje më e mirë është pastrimi i mëlçisë. Kjo ju furnizon me energji të freskët, forcon përqendrimin dhe shton produktivitetin në punë. Përmirëson edhe cilësinë e gjumit.

NDIHMON HUMBJEN NË PESHË

Nëse seriozisht mendoni për të hequr ndonjë kilogram shtesë, atëherë pastrimi i mëlçisë duhet të jetë në plan të parë. Në humbjen në peshë, pos zorrëve dhe organeve të tjera të tretjes, edhe mëlçia luan rol të madh.

RECETA PËR DETOKSIKIM TË MËLÇISË: LËNGU ME BORONICA TË KUQE DHE ERËZA

Në enë derdhni 1 gotë lëng boronice të paëmbëltuar dhe 7 gota ujë. E vloni, më pas e hiqni nga pllaka. Në një filtër për përgatitjen e çajit hidhni gjysmë luge xhenxhefil, gjysmë luge arrëmyshku dhe 1 lugë kanellë. Të gjitha i vendosni në lëngun e boronicave të kuqe, e lini 15 minuta para se ta nxirrni. Shtoni ¾ e gotës lëng portokalli dhe ¼ e lëngut të limonit, dhe e lini në frigorifer. Në mëngjes, porsa të zgjoheni e pini një gotë. Pas një ore e pini një gotë ujë, më pas një orë më pas përsëri një gotë lëng me boronica të kuqe dhe kështu derisa ta përfundoni lëngun.

USHQIMET QË E PASTROJNË MËLÇINË:

Qepa dhe hudhra - ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e helmeve; Panxhari - përmban fitonutriente të shëndetshme që ulin efektin e keq të ushqimit të yndyrshëm; Mollët - pektina ndihmon eliminimin e merkurit nga organizmi.

(Kosova Sot)