Kujtonit se e dinit, por ja si duhet t’i pastroni duart në të vërtetë

  • 10 August 2018 - 08:13
Kujtonit se e dinit, por ja si duhet t’i pastroni duart në të vërtetë

Pastrimi i duarve është veprimi më i zakonshëm që bën secili prej nesh, pa e menduar gjatë metodën e realizmit. Por larja e mirëfilltë e duarve kalon në disa etapa të cilat në qoftë se do i aplikoni do të kuptoni ndryshimin.

Në foton e mëposhtme shihen të gjitha fazat që ju ndihmojnë të keni duar më të pastra.

1.Hidhni larësin mbi pëllëmbën e njërës dorë

2.Duke fërkuar duart mbuloni çdo sipërfaqe deri tek kyçet

3.Shpërndani shkumën e çdo dore duke gërshetuar gishtat

4.Fërkoni duart duke gërshetuar gishtat

5.Kapni gishtat në secilën dorë dhe fërkoni pjesën e pasme duke e lëvizur para dhe pas

6.Kapni gishtin e madh të secilës dorë dhe rrotullojini

7.Shtypni gishtat në pëllëmbën e çdo dore dhe rrotullojini

8.Fërkoni kyçet e secilës dorë

9.Thajini dhe duart tuaja janë të pastërta

Ndoshta kjo procedurë nuk është praktike të aplikohet në përditshmërinë tuaj, por mund ta provoni sa herë që të keni mundësi.

(Kosova Sot)