KËTO USHQIME JU DHUROJNË PROTEINAT MË TË SHËNDETSHME

  • 10 August 2018 - 14:23
KËTO USHQIME JU DHUROJNË PROTEINAT MË TË SHËNDETSHME
Proteinat janë kyçe për t'ju mbajtur të ngopur,për ndërtimin e muskujve dhe humbjen e kilogramëve.Por,sipas raportit të publikuar në "Applied Physiology,Nutrition and Metabolism",nuk është me rëndësi sa proteina hani,por të rëndësishme janë edhe ushqimet prej të cilave ato proteina i merrni
 
Image

 


VEZËT
Jo vetëm për faktin se secila vezë përmban 6 gr proteina, por këto janë proteinat më të rëndësishme. Vezët janë në majën e "vlerave biologjike". Janë të pasura me kalium, si dhe me vitamina B-12 dhe D, që janë të rëndësishme për nivelin e energjisë dhe ruajtjen e qelizave në organizëm.
 
Image

 

DJATHI NGA QUMËSHTI I LOPËS
Përmban 25 gr proteina dhe 18 për qind kalcium në një gotë, e kjo mjafton për t'i përmbushur nevojat ditore të organizmit. Është i pasur me kazeinë, proteinën që tretet shumë ngadalë, e cila gjithsesi se do ta zgjatë ndjenjën e të qenët të ngopur.
 
Image

 

PESHKU Ka pak kalori dhe vlera të larta ushqyese. Peshku është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega 3, që janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe stabilizimin e disponimit. Kujdeset edhe për funksionimin e trurit, që është vërtetuar me studimin e vitit 2014.
 
Image

 

BISHTAJORET
Janë të pasura me proteina që janë të dobishme për zemër dhe fibra. Pos kësaj, janë burim i mirë për vitamina B. Shtojeni në menynë tuaj sojën, fasulen dhe bizelen. Madje, edhe bizelet përmbajnë 8 gr proteina për një porcion. JOGURTI GREK I përsosur për kafjall, si ushqim i grimcuar apo ta shtoni në secilën gjellë. Jogurti i zakonshëm pa yndyrë përmban 17 gr proteina në një porcion. Shmangni jogurtin me pemë, pasi që përmban sheqer.
 
Image

 


PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR
Lakra jeshile, spinaqi, lakra dhe perimet tjera me gjethe të gjelbër janë përplot me proteina. Edhe pse gjithçka e 'gjelbër' nuk përmban të gjitha aminoacidet për të cilat keni nevojë, kombinoni ato me fasule dhe bishtajore, do të fitoni një shujtë që përmban nëntë aminoacidet e nevojshme esenciale. 

(Kosova Sot)