Shërojeni dhimbjen e dhëmbit me këto ilaçe të mahnitshme shtëpiake

  • 14 September 2018 - 14:12
Shërojeni dhimbjen e dhëmbit me këto ilaçe të mahnitshme shtëpiake
Vetitë e disa ushqimeve natyrale mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të dhëmbit.
 
Image

MAJDANOZI Majdanozi rekomandohet fort për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit falë vetive të tij antispasmodike, që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes. Çfarë ju nevojitet: 1 lugë gjethe majdanozi (15 g) Si të veproni: Merrni gjethet e majdanozit dhe i shpëlani mirë. Kur t'i keni pastruar, duhet t'i përtypni gjethet me dhëmbin që ka dhimbje. Që dhimbja të ndalojë shpejtë, këtë mënyrë duhet ta përsëritni disa herë në ditë.

Image

KARAFILI Karafili përmban përbërësin e quajtur eugjenol si dhe vajra esenciale. Së bashku, këta përbërës kanë efekt në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Përbërësit: 3 ose 4 pjesë karafili 1 gotë ujë (250 ml) Si të veproni: Përgatiteni një infuzion dhe e përdorni për ta shpëlarë gojën tri herë në ditë.  

 

Image

UJË DHE KRIPË Është e mundshme që dhimbja e dhëmbit të shfaqet si pasojë e infeksionit. Për këtë, përgatiteni këtë antiseptik për të hequr bakteret nga goja Përbërësit: 1 lugë kripë (15 g) 1 gotë ujë (200 ml) Si të veproni: Shtoni një lugë kripë në një gotë me ujë dhe përzieni mirë. Përdoreni për ta shpëlarë gojën, pa e përpirë, pas secilës shujtë.

 

Image

KAMOMILI Kamomili ka aftësi në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit si dhe veti kundër inflamacioneve që largojnë dhimbjen e dhëmbit. Përbërësit: 2 lugë kamomili (30 g) 2 lugë ujë (30 ml) Si duhet të veproni: Sasi të barabarta të kamomilit dhe të ujit i derdhni në një gotë. Duke përdorur garzë të pastër, e aplikoni në dhëmbin me dhimbje. Përsëriteni këtë derisa të reduktohen dhimbjet.

 

Image

LIMONI Limoni është agrume me veti antiseptike dhe kundër inflamacioneve që e shndërrojnë këtë agrume të përsosur për luftimin e baktereve. Përbërësit: Lëngun e një limonit. Si të veproni: Përdoreni lëngun e limonit si shpëlarje për gojën dhe e mbani në gojë për një minutë. Shpëlajeni gojën me lëng limoni pas secilës shujtë

 

Image

HUDHRA Hudhra është përdorur për të zbutur dhe trajtuar infeksionet, sepse përmban veti prej antibiotiku. Përbërësit: 1 thelb hudhre Si të veproni: Shtypeni një thelb për të shtrydhur lëngun dhe thjesht e aplikoni lëngun në dhëmbin me dhimbje. Përdoreni sa herë të ndjeni dhimbjen.

(Kosova Sot)