Studimi i fundit: Kafja efekt mbrojtës për të sëmurët me veshka

  • 14 September 2018 - 15:37
Studimi i fundit: Kafja efekt mbrojtës për të sëmurët me veshka

Një studim i fundit ka zbuluar se kafja mund të zgjasë jetën e personave që janë të rrezikuar nga problemet me veshkat. Në krahasim me njerëzit që konsumonin më pak kafe, pacientët që konsumuan më shumë kafeinë kishin 25% më pak shanse të rrezikonin jetën. Efekti i mundshëm mbrojtës i kafeinës mund të lidhet me efektet në nivelin e enëve të gjakut, pasi kafeina është e njohur për të nxitur lirimin e substancave, të tilla si oksid nitrik, që përmirësojnë funksionin e kanalit që mban gjakun ose lëngje të tjera, thanë hulumtuesit. Por përveç kafes ka dhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë si mosha, gjinia, rraca, duhanpirja, sëmundje të tjera dhe dieta ushqimore. Në bazë të këtyre rezultatve është e sugjeruar që personat që kanë sëmundje kronike të veshkave duhet të pijnë më shumë kafeinë. Për studimin e përshkruar u morën të dhëna nga 4,863 njerëz. 

 

(Kosova Sot)