Të ngopur dhe vitalë! Me këtë dietë kilogramët shkrihen, kurse ju nuk vuani urie

  • 08 November 2018 - 16:27
Të ngopur dhe vitalë! Me këtë dietë kilogramët shkrihen, kurse ju nuk vuani urie

Kjo dietë ju ndihmon që të shkrini kilogramët shtesë për afat rekord - pa vuajtur urie

DITA E PARË: Kafjalli: 2 gota lëng portokalli dhe tri lugë muesli të zier. Zamra e paradites: Jogurt me përqindje të yndyrës (2 dl). Dreka: 180 gr peshk me 15 gr fasule të gjelbër dhe shtoni 20 gr bukë ët freskët. Zamra e pasdites: Hani një mollë Darka: 80 gr makarona të ziera me salcë domatesh (50 gr) ose vezë të zier.

DITA E DYTË: Kafjalli: 1 gotë lëng boronice dhe një rriskë bukë integrale. Zamra e paradites: 1 dardhë. Dreka: Sallatë me dy domate, 100 gr lakër, një lugë bizele. Erëzoni me vaj dhe shtoni një pjesë bukë me djathë (20 gr). Zamra e pasdites: Jogurt (2 dl). Darka: 80 gr spageta me perime të freskëta.

DITA E TRETË: Kafjalli: Jogurt (2 dl) me një rriskë bukë të zezë. Zamra e paradites: 2 deri tre kivi. Dreka: 200 gr peshk të pjekur deti me perime të ziera. Zamra e pasdites: Koktej me qumësht dhe pemë. Darka: 70 gr oriz me 100 gr perime të gjelbra.

DITA E KATËRT: Kafjalli: Çaj bimor, bukë të thekur dhe mollë. Zamra e paradites: Jogurt (2 dl). Dreka: 100 gr karkaleca ose fruta tjerë të malit, 200 gr karota të ziera dhe fasule të gjelbër (50 gr). Zamra e pasdites: 1 mollë. Darka: 50 gr makarona me perime dhe 40 gr djathë.

DITA E PESTË: Kafjalli: 1 gotë qumësht të skremuar me tri lugë hikërror. Zamra e paradites: 1 dardhë. Dreka: 150 gr sallatë të gjelbër me vezë të ziera dhe një rriskë bukë, gjysmë molle dhe 5 arra. Zamra e pasdites: Jogurt (2 dl) Darka: Kallamar të zier (ose biftek), 50 gr oriz, shtoni 150 gr karota të freskëta dhe 40 gr djathë.

DITA E GJASHTË: Kafjalli: Karotë të shtypur dhe një gotë hirrë me disa keksë. Zamra e paradites: Koktej me qumësht dhe pemë. Dreka: 150 gr mish të bardhë të pjekur pule dhe sallatë me domate. Zamra e pasdite: Jogurt me përqindje të ultë të yndyrës (2 dl). Darka: 50 gr oriz të zier me 50 gr kërpudha.

DITA E SHTATË: Kafjalli: 1 portokall, një gotë çaj pemësh dhe dy keksë. Zamra e paradites: Djathë të freskët. Dreka: Supë me perime. Zamra e pasdites: Lëng karote dhe limoni. Darka: 60 gr oriz të zier, vezë të përzhitur dhe 100 gr lakër jeshile ose spinaq me një rrasikë bukë të zezë.

 

(Kosova Sot)