Ja sa kalori kanë ushqimet që i konsumojmë më shpesh

  • 08 November 2018 - 17:33
Ja sa kalori kanë ushqimet që i konsumojmë më shpesh

MISHI I KUQ

Porcioni i mishit për drektë apo darkë nuk duhet të përfshijë më shumë se 10 gramë. Një sasi sa kjo është mesatarisht sa shuplaka e dorës dhe përmban 162 kalori dhe 5,4 gramë yndyrë.

Image

 

PESHKU

Ushqimi i duhur nënkupton konsumimin e peshkut dy herë në javë. Për një shujtë mjafton sasia deri në 130 gramë. Konsumoni peshk me yndyrë, si salmon, në organizëm do të dërgoni 271 kalori dhe 18,8 gramë yndyrë.

Image

 

MAKARONAT

Për një shujtë mjafton sasia e saktë prej 70 gramë makarona të paziera, sepse me zierje sasia dyfishohet. Ekspertët preferojnë makaronat integrale, e kjo sasi përmban 247 kalori.

Image

 

 

PATATET

Një porcion me patate do të duhet të peshojë pa a shumë deri në 200 gramë, që është baras me një patate të madhësisë mesatare që përmban rreth 172 kalori.

Image

 

 

PERIMET

Në secilën shujtë duhen së paku 80 gramë perime. Nëse nuk janë në pyetje patatet, karota dhe perimet tjera me rrënjë, sasia mundet të jetë edhe më e madhe.

Image

 

 

PEMËT

Një porcion me pemë mund të peshojë rreth 80 gramë që përafërsisht është dy grushte fruta mali apo pemë të copëtuara. Kini kujdes me sasinë e frutave të ëmbël sepse përmbajnë shumë sheqer, e edhe kalori.

Image

 

 

(Kosova Sot)