Kujdes, këto shenja dëshmojnë se mëlçia juaj nuk funksionon si duhet

  • 03 December 2018 - 16:39
Kujdes, këto shenja dëshmojnë se mëlçia juaj nuk funksionon si duhet

E dhe pse në rastet më të shpeshta mendohet se sëmundja e mëlçisë manifestohet me të kruara dhe lëkurë të verdhë, ekzistojnë edhe shumë shenja që tregojnë se në këtë organ vital diçka nuk po shkon si duhet. Mëlçia është organ i organizmit të njeriut që rigjallëron qelizat e dëmtuara.

TË KRUARAT E LËKURËS

Me siguri se të kruarat e lëkurës nuk i merrni për serioze derisa të ënjtet lëkura. Por, deri tek të kruarat e lëkurës mundet të vijë edhe kur lëngjet e lukthit gjenden në gjakrrjedhje shkaku i dëmtimit të mëlçisë.

VENAT 'MERIMANGË'

Këta janë kapilarë të vegjël në formë të rrjetës së merimangës, nën lëkurë. Kjo shkaktohet si pasojë e nivelit të lartë të estrogjenit në trup, që është indikacion se mëlçia nuk po funksionon si duhet. Kjo gjendje më shpesh shfaqet në fytyrë dhe këmbë.

LËNDIMET E SHPESHTA DHE GJAKDERDHJE

Nëse e vëreni se keni lëndime të shpeshta dhe se në mënyrë intensive derdhni gjak pasi të lëndoheni, kjo mund të jetë shenjë se mëlçia nuk është e shëndoshë.

SHUPLAKAT E KUQE TË DORËS

Shuplakat e kuqe të dorës që shkaktojnë të kruara po ashtu mund të jenë shenjë e dëmtimit të mëlçisë. Kjo gjendje shfaqet si pasojë e nivelit anormal të hormoneve në gjak.

 

 

(Kosova Sot)