Kjo është dieta që shkrin dhjetë kilogramë për dhjetë ditë

  • 06 December 2018 - 19:33
Kjo është dieta që shkrin dhjetë kilogramë për dhjetë ditë

Dikur ka peshuar 115 kilogramë. Kurrë nuk kishte aplikuar asnjë dietë, sepse e kishte tradhtuar uria, plogështia dhe lodhja. Ushqimi 'Liposuction' ishte eksperimenti i tij që ishte dëshmuar si i suksesshëm. Ai kishte humbur 40 kilogramë dhe kishte ndryshuar dukjen në atë masë, saqë i ishte dashur t'i ndryshonte edhe dokumentet personale. 'LIPOSUCTION' PA THIKË Për më pak se dy muaj, personi që kishte aplikua këtë ushqim kishte humbur 40 kilogramë. Ky ishte një eksperiment ekstrem, por rreziku i ishte shpaguar. Ai person kishte rrëfyer se si nëpër kufij zyrtarët i kishin paraqitur telashe, sepse më nuk ngjasonte me personin në foto. ZËVENDËSIMET Shembull konkret se si duhet aplikua këtë dietë është që buka dhe drithërat të zëvendësohen me perime, duke shtuar edhe vaj ulliri. Baza e ushqimit duhet të jenë perimet, sallatë e gjelbër, brokoli, lulelakër, domate, speca, kungulleshka, mish peshku dhe vezë. Nga ushqimi duhet të hidhni sheqernat, përfshirë edhe ato nga pemët, drithërat, prodhimet nga drithërat, vajrat bimore industriale, margarinë dhe sojë. Nëse ushqimi ynë është ilaçi ynë, atëherë le të jetë vaji i ullirit, por edhe gjalpi, vezët, prodhimet vendore të thata, mish peshku dhe viçi. QIND PËR QIND NATYRALE Kur të kënaqeni në atë se ushqeheni shëndetshëm - atëherë lirisht mund të ndiheni të lirë dhe të zgjidhni më të mirën për juve. Pa këtë këshillë, secila dietë është vetëm një episod i mirë dhe jep rezultate sipërfaqësore. - Tretmani përbëhet nga kombinimi me preparatet shtesë për humbje në peshë - aminoacidet dhe fibrat bimore dhe ushqimi mesdhetar. - Në praktikë është dëshmuar se me një tretman apo me dy humben nga 7 deri 10 për qind masë trupore fillestare. Po ashtu, konsiderohet se mbipesha është sëmundje e grumbullimit të tepërt të yndyrës dhe nuk varet as nga konsumimi i tepërt e as nga mungesa e aktiviteteve fizike. KAFJALLI Mëngjesin fillojeni me një limonadë të vakët. Mund të pini kafe, por deri në ora 14. Ushqimi kryesor për kafjall janë vezët (të ziera, pjekura, në sy, me perime...). Proshutë, djathë me yndyrë, gjalpë dhe lyerje vendore për bukën që ju mban të ngopur deri në darkë. DREKA Nëse jeni të uritur në kohën e drekës, atëherë kujtoni rregullin: 70 për qind të shujtës të jetë perime, e 30 për qind proteina. Pas kafjallit të fortë tashmë do të mësoheni në dy shujta. Agjërimi i kohëpaskohshëm e zgjat jetën. Harroni zamrat dhe kujtoni se pemët janë ëmbëlsira. DARKA Nëse nuk keni konsumuar drekën, atëherë përgatitni një shujtë me sallatë të madhe, me pak djathë dhe proshutë, ndonjë variant me vezë dhe perime dhe thjesht pini një gotë kefir me fara të lirit.

 

(Kosova Sot)