Binduni në fuqinë e lëngut dhe çajit nga pjeshka

  • 08 December 2018 - 15:40
Binduni në fuqinë e lëngut dhe çajit nga pjeshka

Pjeshka është e lëngshme dhe shumë e shëndetshme. Përmban shumë sheqer, karotinë, acide të pemëve, proteina, niseshte, përbërës mineralë, vitamina A, B, C dhe hekur. Përdoret në ushqim, industri dhe mjekësi. Njihet në mjekësinë popullore si preparat për pastrimin e zorrëve. Është burim i mirë për vitamina. Përmbajnë edhe vitaminat e grupit B, përfshirë folacinë dhe niacinë, vitamina C, vitamina E dhe biotinë (vitamina H). Ndikon pozitivisht edhe te problemet shëndetësore: akne, anemia, astma, sëmundjet e lukthit, sëmundjet e dhëmbëve dhe sipërfaqes së gojës dhe enëve të gjakut, bronkitis, humbje të kujtesës, depresion, ekzemë, mundime dhe të vjella, shterpësi dhe nervozizëm. Është me rëndësi të thuhet se marrëdhënia e kaliumit dhe natriumit është shtatë me një, prandaj këto pemë të lëngshme janë të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me të ënjturat. Hulumtimet shkencore kanë treguar se kjo pemë magjike shton pjellorinë te meshkujt, ulin shtypjen e lartë të gjakut, si dhe parandalojnë zhvillimin e kancerit. Falë vitaminave B2, është e dobishme për të ruajtur shikimin e mirë, për lëkurë elastike dhe për dukje të përtërirë. Pjeshkat ju sugjerohen edhe fëmijëve në zhvillim sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritje dhe zhvillim. Janë të dobishme edhe për pagjakësinë, për sëmundjet e zorrëve. Lëngu i pjeshkës ju sugjerohet personave që vuajnë nga aritmia, te personat me sistem të ndjeshëm nervor si dhe për pastrimin e organizmit. Është e dobishme për problemet me tretjen, ka efekt laksativ dhe diuretik. Është e mirë edhe për qetësimin e nervave dhe në punën e përgjithshme të organeve të tretjes. Nuk u preferohet personave me diabet dhe personave me alergji. Lëngu i pjeshkës është i dobishëm te çrregullimet e ritmit të zemrës, pagjakësia, sëmundjet e lukthit, te kapsllëku. Konsumohet nga gjysmë gote 15 deri 20 minuta para ushqimit.

ÇAJ NGA GJETHET E PJESHKËS:

Kundër të vjellave në shtatzëni - 50 g gjethe të thata të pjeshkës i përzieni me 5 decilitra ujë të vluar, e më pas e lini të mbuluar për t'u ftohur. Çajin e procedoni, e gjatë natës e lini në frigorifer. Në mëngjes e ngrohni dhe e pini në lukth të thatë. E njëjta sasi konsumohet çdo dy orë. Për forcimin e mëlçisë, lukthit dhe mushkërive - 30 g gjethe i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar ose qumësht. Kur të ketë pushuar 5 deri 10 minuta e procedoni, e pini 3 herë në ditë nga një gotë.

 

(Kosova Sot)