Dieta e pastër: Si të humbni thjesht tre kilogramë deri në fund të vitit

  • 08 December 2018 - 18:42
Dieta e pastër: Si të humbni thjesht tre kilogramë deri në fund të vitit

Kur flitet për humbjen në peshë, e para që na bie në mendje janë ushtrimet dhe vuajtja urie. E ashtuquajtura dieta e "pastër" është diçka tjetër, e pos humbjes në peshë garantohen edhe shumë dobi tjera që ju bëjnë të ndiheni mirë. Edhe pse për humbjen në peshë para së gjithash duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të merreni me aktivitete fizike, ekziston edhe një mënyrë e humbjes në peshë që secili mundet ta praktikojë. Bëhet fjalë për dietën "shtëpiake" që pos humbjes në peshë sjellë edhe shumë dobi. Pak a shumë, bëhet fjalë për punët e shtëpisë që duhet t'i bëni në një periudhë të caktuar kohore. Tabela e punëve të shtëpisë dhe sasia e kalorive të shkrijnë: 30 min: Pastrimi i dritareve dhe pluhurit - 185 kalori; 30 min: Shëtitja e kafshëve shtëpiake - 200 kalori; 30 min: Pastrimi i dyshemesë - 200 kalori; 30 min: Pastrimi i shkallëve, kopshtit - 600 kalori; 80 min: Gatim dhe pastrim i kuzhinës pas përgatitjes së shujtave - 200 kalori.

 

(Kosova Sot)